Shijak, 2 korrik 2014 – Një 37-vjeçare nga Shijaku akuzohet se ka braktisur fëmijën e saj në momentet kur bashkëshorti gjendej në burg, i akuzuar për dhunë në familje.
E dyshuara V. K., është denoncuar nga bashkëshorti i saj, banues në fshatin Jubë, se gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burg për veprën penale “Dhunë në familje”, ajo ka braktisur fëmijën e saj të mitur dhe është larguar nga banesa.
Hetimi ndaj 37-vjeçares po bëhet në gjendje të lirë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





