Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për 3 banorë të fshatit Borakë, Shijak, të cilët janë konfliktuar mes tyre.

Ngjarja e regjistruar rreth mesditës së të mërkurës ka ndodhur në fshatin Guzaj.

Mësohet se shtetasit M.B dhe Q.B. 23 dhe 54 vjeç kanë kanosur dhe grushtuar shtetasin N.A.

Por ky i fundit, megjithëse ishte i vetëm, nuk ka nguruar por i është përgjigjur dhunës me dhunë.

Ai ka grushtuar dy agresorët e tij dhe për pasojë, të tre personat e përfshirë në konflikt kanë marrë lëndime.

Veprat penale për të cilat akuzohen janë “Kanosje” dhe “Lëndime të tjera me dashje” në bashkëpunim.