Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut ka folur për vizitën e ministres Milva Ekonomi dhe ministres Mirela Kumbaro, ku është diskutuar për problematika të ndryshme, për menaxhimin sa të të mirë të mbetjeve urbane dhe rindërtimin.
Postimi i plotë
Në Bashkinë e Shijakut kisha kënaqësinë të mirëprisja znj. Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet dhe znj. Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Ky takim tregon akoma më tepër vizionin e ri qeverisës për të qenë të terren, pranë problematikave të qytetarëve.
Diskutuam për menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve urbane, një nga problematikat që ka pasur qyteti i Shijakut, ku jemi zotuar për ta zgjidhur.
Gjithashtu u diskutua për modelin e sukseshëm që ka dhënë bashkia duke punuar me rindërtimin pas tërmetit, ecurinë e punëve për ndërtimin e banesave të reja, grantet e rikonstruksionit të gjitha #falas, falë mbështetjes së vazhdueshme të Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!