Efektivët e komisariatit të policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, që ka goditur një inspektor të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit gjatë ushtrimit të detyrës.
Shtetasi A.D. banues në Xhafzotaj është arrestuar pasi gjatë kontrolleve të policisë, të ushtruara në bashkëpunim me IMT-në, në banesën e këtij shtetasi u konstatua një kat shtesë i ndërtuar pa leje.
Sipas policisë, gjatë kryerjes së veprimeve, shtetasi A.D. ka goditur inspektorin e IMT-së.
Ndaj këtij shtetasi rëndojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.





