12 qershor 2015 – Një bankë e nivelit të dytë në Shijak ka rënë pre e grabitjes paraditen e sotme.
Nga informacionet paraprake mësohet se, grabitja është kryer nga një person i armatosur.
Autori ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës për t’i detyruar ata që t’i dorëzojnë shumën e parave që po u qarkullonin në ato momente.
Pasi mori 100 mijë lekë të rinj, grabitësi është larguar nga banka e cila ndodhet në hyrje të Shijakut.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të arratisur, ku në ndihmë do i vijnë dhe kamerat e sigurisë të bankës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





