27 prill 2015 – Policia e Shijakut ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 38-vjeçari nga Tirana, pas një aksidenti të shkaktuar nga ky i fundit.
Shtetasi me iniciale A.H. 38 vjeç, teksa drejtonte motorin tip ‘Kavasaki’ me targë ‘AK 099’, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal, ku si pasojë është dëmtuar dhe një 33-vjeçare që ndodhej me të në motor.
Shtetësja me iniciale E.H.edhe kjo banuese në Tiranë, aktualisht ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se 38-vjeçari akuzohet për veprën penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/