3 korrik 2015 – Kërcënohet me armë një djalë 20 vjeç nga një 50-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Sallmone të Shijakut, ku 20-vjeçari me iniciale B.V., pasi u godit me grusht në fytyrë dhe u kërcënua me armë gjahu nga 50-vjeçari A.Q., e ka denoncuar këtë të fundit në polici.
Më pas, uniformat blu gjetën në banesën e 50-vjeçarit armën e gjahut, të cilën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
I akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, 50-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/