15 korrik 2015 – Qyteti i Shijakut në fund të muajit gusht do të ketë një shesh qendror krejtësisht të rehabilituar, imazhet e të cilit shihen në fotot e projektit.

Një investim i administratës së kaluar bashkiake i ka hapur rrugë punimeve që po kryhen në të gjithë sipërfaqen e qendrës së qytetit me 12 mijë banorë, i cili tashmë është zgjeruar edhe me territoret e komunave Gjepalaj, Maminas dhe Xhafzotaj.

Sipas projektit që po realizohet që nga fundi i muajit maj, në sheshin e ardhshëm janë parashikuar hapësira për shëtitje si dhe gjelbërim kryesisht me pemë të larta.

Në dy vitet e fundit një pjesë e mirë e qyteteve të vendit realizuan ndryshime thelbësore në sheshet e tyre kryesore.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/