14 korrik 2015 – Merret në mbrojtje një vajzë 12 vjeçe nga Shijaku, pasi atë e rreh vetë mamaja e saj.
Policia e Durrësit njofton se shtetasja R.D., 32 vjeçe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së saj të vogël.
Pas denoncimit në polici, specialistët për Krimet në Komisariatin e Shijakut plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për 12-vjeçaren me iniciale A.D.
Çështja i kaloi Gjykatës së Durrësit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/