·      Tangarlliku nuk njeh moshë: një 18-vjeçar me shotgan gjuetie te “Kthesa e Ariut” dhenjë 79-vjeçar me karabinë

DURRËS, 30 janar 2014 –  Blutë e Shijakut, që mbulojnë zonën rurale të rrethit bregdetar, janë vënë në ndjekje të personave që mbajnë armë pa leje, që nga një 79-vjeçar në Gjepalaj, ende me “dyfek”, deri te një 18-vjeçar po nga fshati Gjepalaj që ecte si “garip” me kobure në brez rrugëve të Shijakut dhe një tjetër bashkëmoshatar i tij që mbante me shotgan gjuetie te “Kthesa e Ariut” në Kullë të Sukthit.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se në mesditën e 30 janarit 2014 shërbimet e komisariatit Shijak evidentuan dhe kapën gjatë kohës kur po lëvizte në qytet me një armë brezi 18-vjeçari Endri Ç., banues në fshatin Gjepalaj. Kurse, një ditë më parë, më 29 janar 2014, ora 18.00, u arrestua Ervis M., 22 vjeç, po nga Gjepalaj; gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një kallashnikov model 56, me 30 copë fishekë në krehër. Në të njëjtën ditë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të moshuarin R. N., 79 vjeç, banues në fshatin Kullë të bashkisë së Sukthit, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu bllokua një karabinë model 63. Ndërkohë në vijim të kontrolleve të kryera, u evidentua edhe një tjetër rast, që kishte të bënte me armë gjahu pa leje: procedim penal në gjendje të lirë për Z .L., 18 vjeç, banues në fshatin Kullë, bashkia Sukth; u kap te “Kthesa e Ariut” me një shotgan “winchester” me tre fishekë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/