DURRËS, 23 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se ka ndërruar jetë në banesë Gëzim Nuredini, 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 22 dhjetor 2014, ora 18.30, në lagjen “Popullore” të qytetit të Shijakut.
Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja është natyrore. Komisariati thotë se, sipas deklarimeve të familjarëve të tij, rezulton se i ndjeri ka vuajtur nga sëmundja e zemrës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





