I bezdisur nga bagëtitë e bashkëfshatarit të tij, një 54-vjeçar nga fshati Kareç, Shijak ka vendosur të helmojë barin që ato konsumojnë.
Mësohet se toka në pronësi të 54-vjeçarit L.L. kufizohej me një pyll, në të cilin kullosnin bagëtitë e një tjetër 54-vjeçari, banues po në këtë fshat.
Gjatë kohës së kullotjes, bagëtitë e imta hynin edhe në tokën e shtetasit L.L.
Për të evituar përsëritjen e këtyre episodeve, 54-vjeçari vendosi të hidhte lëndë helmuese në pyllin që kufizohej me tokën e tij.
Për pasojë, bagëtitë e imta të bashkëfshatarit të tij ngordhën. I ndodhur para dëmit financiar, shtetasi G.Xh. denoncoi në policinë e Durrësit bashkëfshatarin.
Ndaj 54-vjeçarit L.L. nisi procedimi penal.





