DURRËS, 14 shkurt 2014 – Vazhdon seriali i vjedhjeve në zonën e Shijakut, njërit i vodhën në banesë rreth 4 mijë dollarë dhe bizhuteri. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 13 shkurt 2014 ka bërë kallëzim në polici D. V., banues në Shijak, i cili deklaron se gjatë kohës kur në banesën e tij në Shijak nuk ka pasur njeri, persona të panjohur kanë vjedhur me thyerje këtë të fundit, duke marrë në të shumën prej 400.000 lekë e disa bizhu. Po vijon puna për identifikimin e autorëve.
/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





