14 Nëntor 2014 – Policia e Tiranës përkatësisht Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ne bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, bënë të mundur realizimin me sukses të operacionit "Armetari", dhe goditjen e një grupi kriminal për trafikim ndërkombëtar të armëve dhe municionit. 

Gjatë hetimit intensiv te veprimtarise kriminale te ketij grupi kriminal, është realizuar identifikimi, dokumentimi dhe arrestimi ne flagrance i 8 shtetasve: 

•    Sami Mema, 44 vjec, me banim në Shijak, 
•    Artan Aruci, 42 vjec, banues në Shijak  Durrës, 
•    Alban Mancja, 29 vjec, banues në Durrës, 
•    Hergi Buli, 18 vjec, banues në Shijak, 
•    Festim Mema, 19 vjec, banues në Shijak,

•    Shkëlqim Varaku, 44 vjec, banues në Shijak 
•    Çlirim Xhaja, 39 vjec, banues në Tiranë,
•    Ervin Xhaja 28 vjec, banues ne Tirane 

Si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas bashkëpunëtore në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar me cilësinë e provave materiale:

•    6 armë zjarri automatike tip kallashnikov; 
•    1 pistoletë model TT;
•    5 pistoleta miniblow;
•     1 automatik tip skorpions me silenciator;
•    5 granata ; 
•    2 arme gjahu tip Shotgan si dhe Sasi e konsiderueshme fitila zjarrpërcjellës dhe municioni. 

Hetimi e goditja e grupit kriminal të sipërpërmendur është realizuar duke aplikuar format dhe metodat speciale te hetimit duke dokumentuar ne kete forme linjen e trafikimit të armëve dhe municionit. 

Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë.

Aktualisht me Prokurorinë për Krime të Rënda po bashkepunohet për ndjekjen e mëtejshme të hetimeve për veprën penale: "Trafikim i armëve dhe municioneve", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.