14 nëntor 2015 – Merr fëmijën 7 vjeç me vete dhe largohet nga shtëpia një grua 28 vjeçe nga Shijaku.
Largimin e shtetases A.V. nga banesa e ka denoncuar bashkëshorti i saj, 33-vjeçari G.V., i cili s’di asgjë rreth gruas dhe mbi të gjitha të birit.
Sipas kallëzimit që ai ka ngritur në komisariatin e Shijakut, gruaja është larguar një javë më parë, më 6 nëntor, por vetëm ditën e djeshme ai është paraqitur pranë uniformave blu për të kërkuar ndihmën e tyrë në gjetjen e familjes së tij.
Rrethanat janë të paqarta, ndërkohë po punohet për gjetjen e nënës me djalin. Materialet e kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/S.L. portali DurresLajm/