Ndaj një 43-vjeçari nga Xhafzotaj, Shijak, policia ka nisur procedimin penal dhe ka referuar dosjen në Prokurorinë e Durrësit pas një incidenti që ky shtetas ka pasur një ditë më parë me efektivët e Policisë Bashkiake.
Siç bën të ditur policia, “shtetasi A.M., vjeç 43, banues në fshatin Xhavzotaj, Shijak, dyshohet se ka kundërshtuar dhe kanosur me fjalë, patrullën e policisë Bashkiake gjatë kryerjes së detyrës”.
43-vjeçari akuzohet për konsumimin e dy veprave penale, të parashikuara në nenet 235 e 84 të Kodit Penal.





