Policia në Shijak po punon për kapjen e një banori të fshatit Rreth, pasi siç ishte në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë në ajër disa herë.

Ngjarja është regjistruar ditën e diel, dhe bëhet fjalë për shtetasin N.D., vjeç 48.

Ai ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri të llojit pistoletë në oborrin e banesës së tij, njofton policia.

Blutë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të 48-vjeçarit për dy vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, respektivisht sipas neneve 278 e 274 të Kodit Penal.