Nis procedimi ndaj një burri nga Shijaku që shqetësonte vajzat përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.
Pasi arrinte t’u gjente numrat dhe adresat e kontaktit, burri me iniciale K.K. i moshës 50 vjeç me banim në Shijak, niste t’i ofendonte rëndë duke përdorur fjalor banal.
Ndaj tij, ka pasur 3 raste denoncimi nga vajza të moshës rreth 30 vjeçe.
Policia informon se ndaj 50-vjeçarit ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Tri rastet:
Shtetasi K.K., vjeç 50 banues në Shijak, akuzohet se nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës; ndaj shtetases M.L. vjeç 31, banuese në Durrës dhe ndaj shtetases K.K. vjeç 28, banuese në Shijak.





