Nis procedimi penal ndaj një 35-vjeçari nga Shijaku, pasi akuzohet se ka përndjekur me makinë një 21-vjeçare.

Specialistët për Krimet filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit G. V. banues në fshatin Rreth.

Ka qenë shtetësia M.L. 21 vjeçe, banuese në Rromanat, e cila ka bërë kallëzim një ditë më parë në komisariat ndaj tij. Ajo pretendon se është përndjekur me makinë nga shtetasi i mësipërm, në fshatin Rreth.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja”.