Një 48-vjeçar nga Shijaku i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi ndihej i dhunuar nga bashkëshortja 10 vite më e re.

Në denoncimin e tij, shtetasi A.T. akuzon bashkëshorten D.T. për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj tij.

Pas marrjes së dëshmisë, policia i është drejtuar gjykatës me kërkesë padinë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes për burrin e dhunuar nga gruaja.

Ndërkohë në Durrës, ka ndodhur e kundërta. Dy gra të reja janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre dhe për këtë kanë kërkuar Urdhër Mbrojtje.

Mësohet se 21-vjeçarja V.H. dhunohej nga bashkëshorti 32-vjeçar B.H., ndërsa shtetasja D.K., 23 vjeçe rrihej nga i shoqi, 31-vjeçari H.K.

Për të dy gratë e reja është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së menjëhershme.