Thirrjet e vazhdueshme në telefon nga ana e një bashkëmoshatari nga Shijaku, ishin kthyer në një shqetësim për 31-vjeçarin M.R., nga Durrësi.
Në pamundësi për të shpëtuar nga përndjekja e 31-vjeçarit A.K., nga Shijaku, i riu nga Durrësi i është drejtuar policisë.
Në komisariat, ai ka depozituar një denoncim nga bashkëmoshatarit nga Shijaku duke vënë në dispozicion të policisë edhe celularin e tij, për të vërtetuar akuzat.
Pas nisjes së hetimeve, Policia e Durrësit filloi procedimin penal ndaj 31-vjeçarit A.K., i akuzuar për veprën penale "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", parashikuar në nenin 275 të Kodit Penal.





