Një konflikt që dyshohet për motive të dobëta, ka çuar në dhunimin e një gruaje nga Shijaku nga ana e kushëririt të saj.

Policia thotë se shtetasi H.Xh. 54 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kushërirës së tij, shtetases F. M. 53 vjeçe.

Pas episodit të dhunës, ajo e ka paditur në polici kushëririn, ndërsa plotësoi kërkesë – padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj saj.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, dhe për 54-vjeçarin nga Shijaku janë referuar materialet hetimore në Prokurori “Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare”.