Mbrëmjen e së enjtes, një shtetasi nga Shijaku i kanë vjedhur automjetin tip Benz, në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.

Shtetasi I.D., 59 vjeç, e ka konstatuar vjedhjen e makinës rreth orës 20.00 dhe menjëherë ka bërë denoncimin në polici.

Blutë e Durrësit kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.