Atmosfera në qytetin e Shijakut mesditën e sotme ishte shumë e qetë. Si ditë e diel, në qendër kishte pak lëvizje qytetarësh dhe mjetesh.
Për pjesën më të madhe të të intervistuarve nga “DurrësLajm”, procesi ka vijuar shumë qetë dhe pa asnjë tension. Ndërsa një pjesë kanë votuar, të tjerë shprehen se do të shkojnë drejt qendrave të votimit në orët në vazhdim.
Për të gjithë votuesit, mënyra e votimit që u aplikua për herë të parë në këto zgjedhje, nuk ishte aspak e komplikuar.
Por ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve deklarojnë se nuk do ta humbin mundësinë për të votuar, ndonjë tek-tuk shprehet se nuk do shkojë të votojë sepse nuk i ka bërë nder asnjë deputet deri më sot.
“Jo, as nuk kam për të votuar. S’më ka bërë nder njeri mua.”, thotë ai.
Situatë e qetë duket edhe në qendrën e votimit në Gjepalaj, ku ishte i pranishëm në mesditë edhe presidenti Ilir Meta. Të intervistuarit thonë se gjithçka ka proceduar normalisht dhe urojnë që të vijojë njësoj deri në përfundim të këtij procesi.





