Presidenti i Erzenit, Julian Balla, deklaroi se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i një kompleksi për skuadrën shijakase.

Sipas tij, kompleksi do të mbajë stadiumin me rreth 4 mijë vende, 2 fusha stërvitore dhe hoteli ku do akomodohen lojtarët. Çështja e dokumentacionit pritet të zgjidhet për punë ditësh.

Kështu ndeshjet në shtëpi, do të jetë mundësia të organizohen në Shijak. Kujtojmë se Erzeni ndodhet prej 2 sezonesh në Superiore. Investimet në ekip nuk kanë munguar, por çështja e stadiumit është kthyer në problem.

Sezonin e kaluar Erzeni luajti në “Niko Dovana”, ndërsa tashmë luan si pritës te “Demrozi Stadium” në Rrogozhinë. Tifozët do të ishin gjithashtu të “fituar”, pasi kanë ditur si ta mbështesin të shumtë klubin. Në Shijak do të krijonin po ashtu atmosferë të rrallë për futbollin shqiptar.