Sot kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana së bashku me grupin e English Club mbollën disa fidanë të rinj.
Ai falenderoi nxënësit që iu bashkuan kësaj nisme të bashkisë Shijak për të pasur një qytet sa më të gjelbëruar.
Në postimin e tij në adresën personale në “Facebook”, Arbana ndër të tjera ka thënë:
“Me rindërtimin pas tërmetit Shijaku po transformohet si qytet.
Sfida jonë e rradhës është të kemi sa më shumë pemë dhe sipërfaqe të gjelbërta.
Mbillni pemën tuaj në Shijak!
Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!”
Postimi i plotë:
Nisma: Mbill një PEMË në Shijak!
Sot së bashku me grupin e English Club mbollëm disa fidanë të rinj. Falenderoj nxënësit që iu bashkuan kësaj nisme të bashkisë Shijak për të pasur një qytet sa më të gjelbëruar.
Me rindërtimin pas tërmetit Shijaku po transformohet si qytet.
Sfida jonë e rradhës është të kemi sa më shumë pemë dhe sipërfaqe të gjelbërta.
Mbillni pemën tuaj në Shijak!
Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!