30 shtator 2015 – Zona e Shijakut do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve që do të kryejë OSHEE-ja, nesër më datë 01.10.2015 në nënstacionin e Fushë-Krujës.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë nga ora 09.00-14.00, pasi gjatë këtyre orëve nuk do të ketë energji elektrike që furnizon pompat e ujësjellësit, i cili furnizon me ujë zonën e Shijakut.
OSHEE-ja ka njoftuar se do të kryejë remontin e zbarave 6 kilovolt në nënstacionin elektrik të Fushë-Krujës të seksionit të parë dhe të dytë.
/portali DurresLajm/





