- Këto foto janë shumë të vështira për t’u realizuar. Por një fotograf amerikan ka sjellë këto pamje befasuese të Rrugës së Qumështit.Dave Lane, 58 vjeç, ka qenë i fiksuar gjithmonë pas galaksisë në formë disku.
26 dhjetor 2014 – Ai ka nisur që të fotografojë yjet që prej vitit 2011.
Këto pamje kaq të bukura vijnë nga disa prej parqeve natyrore më të famshme në SHBA.
Një pamje e tillë nuk është e lehtë të shihet me sy, por falë kamerave të posaçme.
Dave thotë se ka shpenzuar javë të tëra poshtë yjeve për të kapur fotot e duhura.
“Gjithmonë kam qenë i dashuruar me qiellin dhe yjet,” thotë ai.
“Kur fiksoj Rrugën e Qumështit, dua që të jetë sa më e bukur”.
“Dua të duket si një ujëvarë yjesh”.





