Shumica e njerëzve kanë shumë probleme me sytë për shkak të shikimit të pandërprerë në ekranin e kompjuterit apo telefonit.

Simptomat më të zakonshme janë tharja e syve, skuqja, acarimi, lodhja dhe shpesh shoqërohen me shikim të turbullt dhe dhimbje koke.

Për zbutjen e problemeve sugjerohet e ashtuquajtura rregull 20-20-20, që do të thotë se në çdo 20 minuta duhet të bëni pauzë 20 sekonda, duke larguar sytë nga ekrani dhe duke drejtuar shikimin në distancë, në drejtim të ndonjë objekti i cili është larg së paku 6 metra.

Hulumtimet e kryera nga shkencëtarë nga Spanja, Sllovakia dhe Britania e Madhe treguan se metoda 20-20-20 funksionon vërtet nëse praktikohet rregullisht. Për ta bërë më të lehtë adoptimin e një zakoni të tillë, shkencëtarët rekomandojnë vendosjen e një kohëmatësi ose alarmi çdo 20 minuta si një kujtesë konstante dhe ka gjithashtu aplikacione celulare si Eye Care 20 20 20, të cilat njoftojnë kur është koha për të lehtësuar sytë.

Sipas ekspertëve, nëse shpesh përjetoni ndjesinë se keni diçka në sy, kjo mund të jetë një shenjë se vuani nga një ulçer korneale. I njohur gjithashtu si keratiti, është një plagë e hapur në kornea, e cila është shtresa e dukshme mbi iris.

Ata këshillojnë që të kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur nëse dyshoni se keni ulçer korneale, pasi kjo mund të çojë në humbje të plotë të shikimit nëse nuk trajtohet.