Në linjën e urbanëve të Durrësit është filmuar një skenë e pahijshme, ku një faturino ka ndaluar autobusin dhe ka shtyrë me forcë tre fëmijë romë.

Në videon e publikuar nga JOQ, shfaqen tre fëmijët të cilët përplasen përtokë pas shtyrjes nga faturino, si dhe dëgjohen të qeshura nga personi i cili filmon ngjarjen.

Ndërkohë, qytetari që ka dërguar videon thotë për JOQ.al:

"Videoja është bërë në Durrës. I zbriti ashtu vetëm se ndjeu pështirosje a ku ta di unë, se ata nuk po bënin gjë thjesht po rrinin. Ndali autobusin hapi derën dhe i shtyu."

Për të parë videon kliko në këtë link: http://joq.al/artikull/297606.html