Dashuria e dy këngëtarëve të njohur shqiptarë, Vesa Luma dhe Big Basta u kurorëzua në shtator të vitit 2015. Me vendodhje Kalanë e Lëkurësit dhe perëndimin mahnitës me anën e tyre, në prani të familjarëve dhe miqve ata shkëmbyen unazat që erdhën nga qielli dhe i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.

Sot çifti mban në krah edhe frytin e parë të dashurisë, Lian që erdhi në jetë në maj të vitit 2016. Megjithatë Vesa nuk mund ta heqë lehtë nga kujtesa ceremoninë përrallore të martesës dhe herë pas here i rikthehet asaj, shkruan revista “Class”.

Në raste të tilla ajo nuk kursen as publikimin e momenteve të ndryshme në rrjetet sociale. Ashtu edhe ditën e djeshme, që Vesa mbase ka qenë duke parë ditën e rëndësishme në shoqëri të djalit Lian.

Më poshtë mund të shikoni disa nga fotot që ajo ka shpërndarë në InstaStory