08 Shkurt 2014 – Roveri "Curiosity" përfundimisht ka bërë një fotografi të Tokës nga Marsi por është e vështirë të shihet fotogjeniteti i saj për shkak të largësisë së madhe.

Fotografia e parë e Tokës e fotografuar nga Roveri "Curiosity" është publikuar nga agjencia e hapësirës "Nasa".

Fotografia është bërë më 31 janar, 1 orë e 20 minuta pasi në Mars kishte rënë nata.

"Njeriu me shikim normal që qëndron në Mars mund ta shoh Tokën dhe Hënën si dydy yje të ndryshme që shfaqen natën" thonë në NASA.

Fotografia nuk është e përpunuar por nga ajo vetëm janë pastruar shkëlqimet që shkaktojnë rrezatimet kozmike.