17shtator 2015– Një lokal bastesh sportive është grabitur natën duke u gdhire e enjtja në lagjen 13 në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit kur 3 persona të armatosur e me maska në kokë kanë pritur sa lokali të boshatiset për të hyrë brenda lotos në pronësi të 24-vjeçarit Erges Estrefi. Pasi kane marre 12 televizorë plazma si dhe kasafortën në të cilat ndodheshin kursimet e xhiros ditore, ata janë larguar në drejtim të paditur.
Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, të transmetuara nga Vizion plus, shihet qartë momenti se si dy grabitësit kanë hapur derën e lokalit dhe janë futur brenda. Më pas, pa krijuar zhurmë, ata kanë vjedhur pajisjet dhe paratë, të cilat i kanë futur ne makinën qe kishin lëne ne rrugën kryesore. Pas vjedhjes, tre personat janë larguar nga një rruge dytësore. Policia ka sekuestruar filmimet dhe po përpiqet te identifikoje hajdutet.
/portali DurresLajm/