Pekini sapo ka bërë të ditur se do të ndërtojë rrugën e parë të trenit nënujor në Kinë. Linja do të lidhë Ningbo, një port në qytetin jugor të Shangait, në Zhoushan, një arkipelag jashtë bregut lindor.
Propozimi i tunelit nënujor do të jetë pjesë e planit hekurudhor Yong-Zhou prej 77 kilometrash në mënyrë që të nxisë turizmin si dhe për të përshkruar një rrugë prej dy –orësh në provincën e Zhejiang.
Brenda linjës hekurudhore prej 77 km ose (47.8 milje), do të rindërtohet rreth 70.92 km rrugë, duke përfshirë një seksion prej 16.2 km nënujore. Derisa hekurudha të përfundojë, Yong – Zhou do të lidhë stacionin lindor të Ningbo dhe stacionin Zhoushan (Baiquan) me trenat të një shpejtësie të lartë, e cila do të arrijë me një shpejtësi maksimale prej 250 kilometrash në orë.
Përveç tunelit nënujor, do të ndërtohet një urë rrugore-hekurudhore për të lidhur pjesët e arkipelagut. Me një çmim prej 25.2 miliardë RMB (ose 3.6 miliardë dollarë), projekti pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të përfundojë në vitin 2025.





