Alternime dhe vranësira të shpeshta karakterizojnë motin gjatë orëve të paradites, por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra. Në zonat bregdetare priten mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Parashikohet që shirat të mbeten prezent edhe gjatë natës në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.