Moti i keq i orëve të fundit me reshje të dendura të shiut në disa zona të vendit, ka prekur edhe terrenet sportive. Në foto shihet fusha e mbuluar nga uji në stadiumin “Brian Filipi”, në të cilin luan Besëlidhja e Lezhës.

Edhe pse ndeshjet për Kategorinë e Parë pritet të luhen në javën e parë të shkurtit, situata në disa prej stadiumeve shqiptare duket e rënduar.

Besëlidhja luan në Grupin A të Kategorisë së Parë. Në fazën e parë që u mbyll, skuadra zuri vendin e dytë në renditje me 29 pikë, pas Kastriotit me 30 pikë.