25 korrik 2014 – Më shumë se në çdo muaj të vitit, stina e verës, rrit konsumimin e ujit. Freskimi që sjell në trupin tonë fsheh në të vërtetë rrezik serioz, sidomos nëse flitet për ujin në shishet plastike. Ambjentalistët kanë folur gjithmonë për pasojat në ambjentin ku rrethojmë, por kësaj here dyshimet e shkencëtarëve kanë të bëjnë me rrezikun që i kanoset shëndetit të njeriut.

Përfundimi ka mbërritur së fundmi nga disa të dhëna të publikuara nga Departamenti i Higjenës në Universitetin e Perugës, Itali, sipas së cilave sasi sado të vogla të toksinave, shkaktojnë dëme jo të menjëherëshme, por gjatë konsumimit në kohë. Pikërisht  prezenca e ndërhyrësve endokrinë, mund të ndikojë në çrregullime hormonale, duke rrezikuar riprodhimin, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Sipas shkencëtarëve migrimi i elementëve të dëmshëm në plastikën e shisheve të ujit, ndikohet nga mjaft faktorë, si pehashi i ujit Ph, sasia e plastikës së përdorur, etj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/