Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drug bar”, në kuadër të cilit kanë arrestuar shtetasit:

U arrestuan Ardit Hajdari, 36 vjeç, Çlirim Hyka, 52 vjeç, Enri Dema, 27 vjeç dhe Redisi Hyka 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.