Një person ka rënë në pranga, teksa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë dhe është nën hetim, njofton policia e Velipojës.

Sipas komunikatës M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se kanë shpërndarë lëndë narkotike në vijën bregdetare të Velipojës.

Teksa policia ka sekuestruar edhe dozat e kanabisit të cilat ishin përgatitur për shitje.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.

Kapen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza cannabisi në zonën bregdetare të Velipojës.

Vihet në pranga njëri prej tyre, procedohet penalisht tjetri.

Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas shitnin lëndë narkotike në zonën bregdetare të Velipojës, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve policore, u kapën në flagrancë në afërsi të një lokali në Velipojë, me doza cannabisi të gatshme për shitje, shtetasit M. Th. dhe E. P.. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi precedimi penal për shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.