30maj2015 – Tre të rinj u arrestuan nga policia e Durrësit me qese kanabisi. Florian Kolaj, 24 vjeç, Alban Toska, 20 vjeç dhe Bledar Çuni, 24 vjeç, u kapën nga policia me 8 qese farmaceutike që i kishin mbushur me nga 1 gramë drogë. Bashkë me lëndën narkotike, iu gjet dhe një thikë që e mbanin pa leje. Sipas policisë, droga ishte e gatshme për t’u tregtuar tek të rinjtë e qytetit të Durrësit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”