Efektivët e hetimit të Narkotikëve në Policinë e Tiranës, kishin marrë informacione se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve të fundit, në pranga ranë dy persona, djem të rinj, të cilët shisnin heroinë dhe kanabis në kryeqytet

Policia arrestoi shtetasit:

– J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.