Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë nga policia pasi u kapën duke shitur kanabis në lokalin e tyre.

Mësohet se 20-vjeçari G. K. dhe 50-vjeçari D. K. (babë e bir) shisnin lëndë narkotike nga ambientet e biznesit të tyre familjar.

Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që u gjet gjatë kontrollit në lokal, ndërsa ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar që bashkëpunonte me dy të arrestuarit.