13nentor 2015 – Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan në Itali për shpërndarje kokaine. Mediat italiane shkruajnë se u vunë në pranga: Migert dhe Kridis Domi, të cilët shisnin kokainë. Ata u kapën teksa po u jepnin lëndën narkotike një çifti bashkëshortësh, të cilët e kryenin shpërndarjen e drogës për të fituar para pasi ishin të varfër.
Interesante shkruajnë mediat ishte se burri dhe gruaja merrnin me vete edhe fëmijën e tyre 7-vjeçar të cilin e përdornin për të humbur gjurmët teksa kryenin shkëmbimin e drogës. Sipas Panoramës, operacioni i policisë në Albenga, provinë e Xhenovas, përfundoi me sekuestrimin e dy kilogramë kokainë të pastër që sapo ishte prerë dhe paketuar gati për shitje.
Hetimi për trafikun e drogës në këtë zonë kishte nisur që në shtator të vitit të kaluar dhe javë pas jave hetuesit kanë arritur të përqendrohen në aktivitetin e dy shqiptarëve. Policia beson se në Borghetto arrinte çdo javë dy kilogramë kokainë që çonte në sigurimin e 160,000 euro në javë. “Vetëm çifti italian mund të siguronte gjashtë mijë euro në muaj”, thanë hetuesit.
/portali DurresLajm/