Dy persona janë vënë në pranga në Sarandë dhe Vlorë, te dy të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

33-vjeçari me inicialet E.Z. u arrestua në Sarandë, pasi posedonte në banesën e tij lëndë narkotike, të cilat i shiste me doza nëpër lokalet e natës në Sarandë. Atij iu sekuestruan 80 doza kokaine, dy peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nga ana tjetër, është arrestuar në Vlorë 43-vjeçari me inicialet E.V. i cili shiste në lokalin e tij lëndë narkotike. Policia i sekuestroi dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, një thikë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.