Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 6 shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Fast Delivery’, tre nga të cilët janë lënë në burg dhe 3 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.
Konkretisht Anxhela Dauti, 30 vjeçe dhe Kejsi Sula, 25 vjeç, janë lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa për Bledar Çelen ka vendosur ‘detyrim paraqitje.
Gjykata ka lënë në burg 3 të arrestuarit e tjerë në kuadër të këtij operacioni. Ata janë Manol Lekaj, 34 vjeç, Bruno Sanija, 37 vjeç, dhe Eduard Gjura, 38 vjeç,
Dy ditë më parë, 6 menaxherë dhe administratorë të magazinave në Tiranë janë vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin dhe shpërndanin mallra kontrabande.
Sipas uniformave blu arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore.





