Vajzën me të cilën bashkëjetonte, një 39-vjeçar në bashkëpunim me një tjetër femër, e shfrytëzonte si prostitutë në lokal kundrejt 5 mijë lekëve.
Policia e Vlorës i ka arrestuar të tre këta persona, të cilët, bazën e tyre kriminale e ushtronin te Parku i Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-Colombo”.
Në kuadër të operacionit “Minorenia” u arrestuan:
1. Laureta Alili, 39 vjeçe, banuese në Vlorë,
2. Klaudio Kovaci, 21 vjeç, banues në Vlorë,
3. Xhoana Çelaj, 20 vjeçe, banuese në Vlorë.
“Laureta Alili është kapur në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion shtetasen Xhoana Çelaj, kundrejt një vlere monetare prej 5.000 lekësh, (para të cilat jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje). Klaudio Kovaci (i dënuar më parë për vjedhje) është kapur në flagrancë pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij Xhoana Çelaj”, njoftoi policia.
Edhe vetë prostituta Xhoana Çelaj ra në pranga, pasi akuzohet për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” kundrejt përvetësimit të pagesës.
S.L.