20 korrik 2015 – Bie në prangat e policisë pronari i një lokali në Sarandë, për të cilin dyshohet se shfrytëzonte biznesin e tij për të shitur lëndë narkotike.
Elsid Muço, 26 vjeç, pronar i një bar-kafeje në lagjen numër 2 të qytetit bregdetar u arrestua pasi gjatë një kontrolli në lokalin e tij u gjetën 3 gramë kanabis.
Bashkë me të u arrestua edhe 28-vjeçari Besmir Hysi, të dy banues në lagjen numër 4 në Sarandë, të cilit iu gjetën 5 gramë kanabis.
Arrestimi në flagrancë i dy të rinjve u bë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/