Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar ditën e sotme pranë një shkolle të mesme në Orlando, pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, raportojnë mediet italiane.

Gjatë kontrollit, pranë një shkolle të mesme, italianit I.R., 28 vjeç dhe shqiptarit 34 vjeçar Alfred Hila iu gjet një sasi prej 100 gram marijuanë të ndarë në doza.

Hila është një emër i njohur për autoritetet italiane, i akuzuar edhe më parë për shpërndarje droge. Ai është lënë në arrest shtëpie.