Një 42-vjeçar në Gjirokastër ka rënë  në prangat e policisë pasi është konstatuar se shiste doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, është bërë i mundur edhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike dhe automjeti që përdorte i arrestuari. Bëhet e ditur se 42-vjeçari V.R. i arrestuar është banues në fshatin Goranxi, Dropull.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.