Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 52-vjeçare në Kuçovë, pasi shiste lëndë piroteknike.
Ajo akuzohet për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
“Kontrolle të përditshme gjatë periudhës festive, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit, përdorimit dhe/ose tregtimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin.
Shiste ilegalisht, kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”, procedohet penalisht 52-vjeçarja.
Sekuestrohen kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Nga kontrollet, u konstatua se në dyqanin e saj, shiteshin lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.